Në Itali ngërçi politik është drejt fundit. Matteo Salvini e Luigi Di Maio duket se kanë arritur një marrëveshje për qeverisje mes Lega Nord dhe Lëvizjes 5 Yjet.
Pas takimit të dytë në Milano, sipas mediave italiane ata kanë telefonuar presidentin Mattarella për ta njoftuar për marrëveshjen e arritur.
Megjithatë një kontratë koalicioni mes tyre ende nuk ka. Çështjet më të debatueshme kanë qenë ligjet mbi emigracionin, reformën e pensionit dhe taksën e sheshtë.
Po ashtu mbetet ende e paqartë se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Italisë. Presidenti Sergio Mattarella ka paralajmëruar pak ditë më parë se kreu i ardhshëm i ekzekutivit duhet të jetë kundër çdo distancimi të mundshëm nga Europa.
“Lëvizja 5 yjet” e ka zbutur qëndrimin e saj mbi BE-në, duke thënë se do të donte të hapte diskutime mbi disa marrëveshje dhe jo ta tërhiqte Italinë, ndërsa Salvini ka thënë se do të mbrojë Italinë brenda bllokut.
-
Presidenti i Italisë mandaton Conten për formimin e qeverisë
-
Forcat rivale në Itali arrijnë marrëveshje, anashkalojnë Salvinin
-
Vazhdojnë bisedimet mes presidentit italian dhe partitive politike
-
Kriza politike në Itali, presidenti Matarella u jep kohë partive deri të mërkurën
-
Italinë e kërcënon zhvendosja djathtas