Të paktën 19 persona u vranë kur militantët islamikë shpërthyen një bombë-makinë dhe një sulm me armë në një hotel në kryeqytetin somalez, tha një oficer i policisë të enjten.
Makina e drejtuar nga sulmuesi vetëvrasës, i përplas në hotel Posh, në jug të Mogadishut të mërkurën në mbrëmje, para se sulmuesi i armatosur të merrte peng 20 persona në Pizza House, ngjitur me hotelin.
Hotel Posh është i vetmi vend që posedon diskotekë në kryeqytet.
Shefi i policisë së qarkut Abdi Bashir tha për Reuters se forcat e sigurisë somaliane morën kontrollin e restorantit në mesnatë, pasi personat e armatosur ishin mbajtur peng brenda për disa orë. Pesë nga personat e armatosur u vranë, tha Bashir.
"Ne e kemi nën kontroll hotelin, por më së shumti është shkatërruar nga vetëvrasësi", tha ai për Reuters me telefon.
Dëshmitarët thanë se kishte trupa që ndodheshin në vendin e ngjarjes të enjten në mëngjes, pasi ambulancat erdhën për t'i larguar.
-
5 të vrarë pas një sulmi me bombë jashtë një restoranti në Somali
-
Ndërpritet sulmi 30-orësh i militantëve në një hotel në Somali
-
Shkon në 20 numri i të vdekurve në sulmin në një hotel në Somali
-
Tetë të vdekur nga sulmi i xhihadistëve në Somali
-
Të paktën 20 të vdekur e 30 të plagosur nga një shpërthim vetëvrasës në Somali