Grupi xhihadist Shteti Islam ka marrë të shtunën përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në Egjipt ndaj koptëve të krishterë, transmeton agjencia Amak, e afërt me Shtetin Islam.
“Njësia për siguri e Shtetit Islam kreu dje sulm mbi autobusin me koptë në Minja”, njoftoi Shteti Islam.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBilanci i fundit i viktimave është 29 të vdekur, është thënë nga kabineti i kryeministrit të Egjiptit Sherif Ismail.
Ministria e Shëndetësisë dje raportoi se në mesin e viktimave është edhe një numër i madh fëmijësh.
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se sulmues të armatosur dhe të maskuar nga tri automjete sulmuan autobusin, i cili po barte udhëtarët deri te manastiri Samueli i Shenjtë në provincën Minja, rreth 200 kilometra në jug të Kajros dhe më pas kanë ikur.
Koptët janë bashkësi shumë e rëndësishme e krishterë dhe konsiderohen ndër bashkësitë më të vjetra në Lindjen e Afërt që përbëjnë rreth 10 për qind të popullsisë egjiptiane.