Një tajfun i fuqishëm i është afruar të martën ishullit jugperëndimor të Japonisë, Okinawa, duke goditur rajonin me erëra të forta dhe valë të mëdha. Si pasojë transporti lokal është pezulluar si dhe dyqanet janë mbyllur.
Tajfuni Khanun, ishte i përqendruar në veriperëndim të vendit, me erëra me shpejtësi prej 20 kilometrash në orë. Por sipas parashikimeve të agjencisë meteorologjike japoneze, tajfuni do të lëvizë drejt perëndimit, duke u larguar kështu nga arkipelagu kryesor japonez.
Tajfuni pritet të sjellë stuhi shiu dhe dallgë deri në 12 metra në rajonin e ishullit Okinawa. Zyrtarët paralajmëruan banorët për erëra të forta dhe valë të mëdha, si dhe përmbytje, dhe u kërkuan atyre të qëndrojnë brenda dhe larg dritareve.
-
Paralajmërim për cunami pas një tërmeti të fuqishëm në Japoni
-
Hong Kongu mbyllet për shkak të tajfunit më të fuqishëm në botë këtë vit
-
Vietnami evakuon mijëra njerëz në pritje të tajfunit më të fortë këtë vit
-
Përmbytje e rrëshqitje dheu në Japoni, mbi 360 mijë persona këshillohen të evakuohen
-
Tajfuni përmbyt Japoninë, jepen alarme