Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ishte në prag të zbulimit të madh rreth COVID-19, vritet brutalisht studiuesi

Një studiues i mirënjohur i Universitetit të Pittsburgh Qendrës Mjekësore u tha se ishte në prag të ‘gjetjeve shumë domethënëse’ të lidhura me koronavirusin kur policia deklaroi se ai kishte vdekur.

Dr Bing Liu, 37 vjeç, ishte i vetëm në shtëpinë e tij në Ross Township, kur një burrë i identifikuar si 46-vjeçari Hao Gu dyshohet se hyri në shtëpinë e tij dhe qëlloi mbi të.

Liu u godit me plumba në kokë, qafë dhe vdiq nga plagët e marra.

Liu ishte një profesor asistent kërkimesh në Departamentin e Biologjisë Informatike dhe Sistemeve të UPMC.

Para se të vritej ai raportonte se ishte në faza të avancuara të kuptimit të thelluar të Covid-19, tha universiteti.

Edhe Inteligjenca gjermane “besonte se COVID nisi në laborator” Botë Inteligjenca gjermane “besonte se COVID nisi në laborator”

“Bing ishte në prag të zbulimeve serioze mbi mekanizmat celulare të SARS -CoV-2 dhe komplikacioneve të tij. Ne do të përpiqemi të kompletojmë punën e nisur prej tij, në formë homazhi ndaj punës së tij të shkëlqyer shkencore”, tha në një deklaratë departamenti i tij.

Universiteti i Pittsburgh e përshkruante Liu si studiues dhe kujdestar të shkëlqyer, dhe ekspert në modelet kompjuterike të dinamikës së sistemeve biologjike. “Humbja e tij do të ndjehet në të gjithë komunitetin shkencor”. Hetuesit thanë se Liu dhe njeriu që e vrau, e njihnin njëri-tjetrin por policia nuk ka përmendur motive të mundshme për vrasjet. Autoritetet thanë se janë ende duke hetuar.