Botë

Ish-roja i kampit famëkeq të luftës në Bosnjë burgoset në SHBA për mashtrim

Një ish-roje i një kampi burgu famëkeq në Bosnje-Hercegovinë, i cili përdori një histori të sajuar për të marrë statusin e refugjatit në SHBA dhe u vendos në periferi të Bostonit, është arrestuar për mashtrim dhe akuza të tjera.

Kemal Mrndziq po jetonte në Boston kur u arrestua. Prokurorët sqaruan se Mrndziq punonte si roje në një kamp burgu gjatë Luftës së Bosnjës në vitet 1990, dhe u identifikua nga të mbijetuarit si i përfshirë në rrahje dhe abuzime për të cilat kampi ishte i njohur gjerësisht.

Mrndziq iku nga vendi pas luftës duke kaluar në Kroaci dhe aplikuar si refugjat në SHBA. Ai pretendoi në mënyrë të rreme se ishte zënë dhe abuzuar nga forcat serbe dhe se nuk mund të kthehej në shtëpi, raportoi AP.

Ai u pranua si refugjat në SHBA më 1999. Prokurorët thanë se ai akuzohet për falsifikim, fshehje dhe mbulim të një materiali nga qeveria amerikane, si dhe krime të tjera.