Një ish-prift është deklaruar fajtor për abuzimin seksual të adoleshentëve në Michigan në vitin 1980, ka thënë zyra e prokurorit të përgjithshëm.
75-vjeçari Gary Jacobs u deklarua fajtor për katër vepra kriminale seksuale në Qarkun e Ontonagonit dhe do të vuajë të paktën tetë vjet burg, kanë thënë autoritetet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky dënim nuk do të fshijë dhimbjen që z. Jacobs u dha atyre që i besuan. Por, shpresoj se ndjekja jonë e drejtësisë mund të ofrojë një ndjenjë lehtësimi”, ka thënë prokurorja e përgjithshme Dana Nessel.
Jacobs pritet të bëjë një deklaratë të ngjashme në Qarkun e Dickinsonit më 3 maj, raporton AP.
Dioqeza Marquette ka thënë se Jacobsi ishte dëbuar nga aty më 1988 dhe se ishte larguar nga vendi. Ai po jetonte në Albuquerque, Meksikë, kur u akuzua në janar të 2020-s.