Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se presidenti amerikan Joe Biden duhet të vizitojë Ukrainën ndërsa është në Evropë në një samit të NATO-s në Bruksel javën e ardhshme.
"Pse nuk - miku im shumë i mirë, mik shumë i mirë i Ukrainës, Joe Biden, lideri i botës globale, i cili demonstron tani lidershipin - pse nuk vjen për të vizituar vendin javën e ardhshme si një simbol i solidaritetit tonë", deklaroi Poroshenko, i veshur me një jelek ushtarak dhe i rrethuar nga ushtarë në Kiev, për CNN.
Biden do të udhëtojë në Bruksel, Belgjikë, për të marrë pjesë në një samit të NATO-s më 24 mars dhe gjithashtu do t'i bashkohet një takimi të Këshillit Evropian, sipas Shtëpisë së Bardhë.
“Ky do të ishte një hap jashtëzakonisht i drejtë për të treguar lidershipin, e gjithë bota është bashkë me ne kundër Rusisë”, shtoi Poroshenko.