Ish-presidenti i Perusë, Alan Garcia ka ndërruar jetë, pasi që e ka qëlluar veten në kokë të mërkurën, atëherë kur policia e kishte rrethuar shtëpinë e tij, për ta arrestuar në lidhje me hetimet për korrupsion, ka bërë të ditur ministria e Brendshme e këtij shteti.
Garcia (69) i ishte nënshtruar një operacioni emergjent, por nuk kishte arritur të mbijetojë, ka bërë të ditur Ministrja peruane e Shëndetësisë, Zulema Tomas.
Garcia ishte një prej nëntë personave, arrestimi i të cilëve ishte kërkuar prej një gjyqtari të mërkuren, në lidhje me hetimet për marrjen e ryshfetit nga “Oderbrecht”, kompani braziliane e ndërtimit, në epiqendër të skandalit më të madh të korrupsionit në Amerikë Latine, pasi që zyrtarë të saj kishin pranuar publikisht kah fundi i 2016-tës se kishin siguruar kontrata fitimprurëse në tërë rajonin, duke u dhënë ryshfet liderëve.
-
Ish-presidenti i Perusë dënohet me 20 vjet burgim për korrupsion
-
Vdiq në moshën 86-vjeçare ish-presidenti i Perusë, Alberto Fujimori
-
17 të vdekur nga përplasjet e reja në Peru
-
Protestat në Peru – mbahen bisedime të nivelit të lartë për zgjidhjen e krizës
-
Ish-presidenti i Perusë arrestohet për korrupsion