Ish-presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, ka vdekur në një aksident me helikopter në jug të këtij vendi të martën, ka njoftuar qeveria dhe zyra e ish-presidentit, raportoi Reuters.
Ministrja e Brendshme, Carolina Toha konfirmoi vdekjen e ish-presidentit 74-vjeçar, i cili mbajti postin nga viti 2010 në 2014 dhe nga 2018 në 2022.
Tre pasagjerë të tjerë i mbijetuan rrëzimit të helikopterit në qytetin Lago Ranco.
Pinera, gjithashtu një biznesmen i suksesshëm, mbikëqyri rritjen e shpejtë ekonomike dhe një rënie të mprehtë të papunësisë gjatë presidencës së tij të parë, në një kohë kur shumë nga partnerët tregtarë dhe fqinjët e Kilit po përballeshin me rritje shumë më të ngadaltë.
Presidenca e tij e dytë nga viti 2018 në 2022 u shënua nga protesta të dhunshme kundër pabarazisë që çuan në akuza për shkelje të të drejtave të njeriut dhe përfunduan me premtimin e qeverisë për hartimin e një kushtetute të re.
-
Bie një kabinë teleferiku në alpet e Zvicrës, një i vdekur
-
Vdiq në moshën 86-vjeçare ish-presidenti i Perusë, Alberto Fujimori
-
Dy të vdekur në Kili nga përplasja e dy trenave
-
Konfirmohet i vdekur zëvendëspresidenti i Malavit, Saulos Chilima
-
Zhduket aeroplani me zëvendëspresidentin e Malavit, Chilima