Një ish-oficere policie, veterane e Minesotës është shpallur fajtore për vrasje nga pakujdesia tw një motoristi me ngjyrë, në prill të këtij viti.
Kim Potter, 49 vjeç, ka pohuar se ajo gabimisht ka nxjerrë armën e saj në vend të një shoku elektrik, dhe ka vrarë 20-vjeçarin Daunte Wright, gjatë një ndalese trafiku.
Të shtënat shumë të publikuara më 11 prill tw kwtij viti çuan në ditë të tëra demonstratash kundër policisë.
Dënimi i saj do të caktohet vitin e ardhshëm.
Gjatë katër ditëve, juria diskutoi për rreth 27 orë përpara se të dilte në një vendim.
Edhe
Policja që shtiu drejt afro-amerikanit Wright paditet për vrasje të shkallës së dytë
Pas vendimit, gjyqtarja Regina Chu urdhëroi që zonja Potter të mbahej në paraburgim, dhe të mbahej pa kusht deri në dhënien e dënimit.
Ndërkohë, avokati i saj, Earl Grey, kishte kundërshtuar paraburgimin duke thënë se "ajo nuk do të bëjë ndonjë krim, nuk do të shkojë askund".