Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-ministri i Brendshëm i Maqedonisë në pranga, ndodhet para gjyqtarit

Tridhjetë e gjashtë persona akuzohen për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” lidhur me ngjarjet të cilat ndodhën më 27 prill të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kumtoi Prokuroria Publike.

“Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit pas ndërmarrjes të të gjitha veprimeve për konfirmimin e fakteve lidhur me ngjarjet të cilat ndodhën më 27 prill të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë e përfunduan procedurën parahetimore”, informojnë nga Prokuroria.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Siç është theksuar në kumtesën nga Prokuroria, pas shqyrtimit dhe analizës të provave të mbledhura materiale, Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit solli Urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër 36 personave për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale Rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë nga neni 313 i Kodit Penal.

Ish ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe shumë persona të tjerë sot në mëngjes janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Publike, konfirmuan nga MPB-ja.

Çavkov për momentin gjendet në Gjykatën Penale ku jep deklaratë para gjykatësit në procedurë paraprake. Nga gjykata informojnë se për momentin edhe shumë persona të tjerë janë nxjerrë para gjykatësit në procedurë paraprake i cili vepron sipas parashtresës me shkrim nga PTHP-së lidhur me ngjarjet në Kuvend prej 27 prillit.

Mitko Çavkov gjatë ngjarjeve në prill ka udhëhequr me shtabin operues të MPB-së. Nga strukturat më të ulëta nga MPJ-ja ai u përmend se dy orë nuk i ka dhënë urdhër për veprim policisë, me ç’ka i ka vënë në rrezik jetët e deputetëve dhe gazetarëve.

Krahas Çavkovit, janë arrestuar edhe persona të tjerë, mes të cilëve edhe deputetët Kërsto Mukovski dhe Zhaklina Stefanovska, aktorin Vllado Jovanovski, Goran Angelov – Qoseto nga Velesi.