Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-ministri boshnjak i Sigurimit dënohet me burg për korrupsion

Një gjykatë boshnjake dënoi të hënën ish-ministrin e Sigurimit të vendit ballkanik me gjashtë muaj burg për korrupsion.

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës të hënën vendosi që Sadik Ahmetoviq abuzoi pozicionin e tij për fitime të paligjshme financiare me kosto për buxhetin e shtetit.

Çështja ka të bëjë me marrëveshjet e projektit për Ministrinë nga viti 2011 dhe 2012 që kishin vlerë rreth 7.000 euro.

Ahmetoviq ka thënë se ai do të apelojë vendimin që ai e përshkroi si një dredhi politike kundër tij. Ai u bëri thirrje prokurorëve që t'i drejtohen "krimit të madh" në Bosnjë, e cila është ndër shtetet më të korruptuara në Evropë.

"Ata që i urdhëruan të gjitha këto nuk mund të më trembin. Ne do të shohim se çfarë do të thonë institucionet, unë besoj në drejtësi në këtë vend", deklaroi ai.

Edhe Ish-ministri në Qeverinë e Kosovës dënohet me 3 muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë LAJMET E MBRËMJES Ish-ministri në Qeverinë e Kosovës dënohet me 3 muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë

E ndarë etnikisht pas një lufte shkatërruese në vitet 1992-95, Bosnja mbetet politikisht dhe ekonomikisht e dobët, me korrupsion të përhapur dhe institucione të dobëta.

Vendi prej 3.3 milionë banorësh po kërkon hyrjen në Bashkimin Evropian por procesi i reformës ka qenë kryesisht i bllokuar dhe i ngadaltë.