Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader, është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim të hënën, pasi që kishte marrë ryshfet nga banka e atëhershme austriake, “Hypo Alpe Adria”, gjatë luftës së viteve 1991-95, duke u shpallur profiter i luftës, në dënimin e parë në historinë e Kroacisë për këtë vepër penale.
Sanaderi – që e ka hedhur poshtë procesin gjyqësor, duke e quajtur të motivuar politikisht – ka dalë i lirë nga gjykata dhe nuk ka dhënë ndonjë deklaratë. Avokatja e tij, Jadranka Slokoviq, ka thënë se ai tashmë ka kaluar kohë më të gjatë në burg sesa dënimi i shqiptuar, dhe se do të paraqesë ankesë, raporton Reuters, transmeton Koha.net.
Gjyqtarja ka thënë se Sanaderi i kishte marrë 3.6 miliardë kuna (557.13 milionë dollarë) nga “Hypo”, gjatë kohës sa ishte zv.ministër i Jashtëm – një vepër kjo që ka thënë se përbën përfitim lufte.