Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish- kryeministri grek Mitsotakis vdiq në moshën 98 vjeçare

Konstantinos Mitsotakis, ish – kryeministër i Greqisë ka vdekur sot në moshën 98 vjeçare, ka kumtuar familja e tij transmeton Koha.net.

"Vdiq i rrethuar nga njerëzit që i ka dashur dhe që e kanë dashur”, theksohet në kumtesë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Micotakis është lindur në vitin 1918, politikën e braktisi në vitin 2004 duke u tërhequr nga parlamenti si deputet me stazhin më të gjatë në Greqi.

Ai ka qenë kryetar i Qeverisë greke nga viti 1990 deri në vitin 1993, e deputet ka qenë nga viti 1946 me ndërprerje dhjetëvjeçare gjatë dhe menjëherë pas periudhës së pushtetit të juntës ushtarake në Greqi nga 1967 deri në vitin 1974.

Në vitin 1967junta e arrestoi por ai i doli të ikte Paris prej nga u kthye në vitin 1974 pas vendosjes së demokracisë.

Dy nga katër fëmijët e tij kanë ndjekur hapat e babait. Dora Bakojanis, ish-ministre e Jashtme dhe politikane aktive e konservatorëve për vite me radhë dhe Kiriakos Mitsotakis, tashmë është lideri i Demokracisë së Re, me synimin për tu bërë kryeministër i vendit.