Ish-agjenti i CIA-s, Robert Baer, ka pohuar se shanset që Rusia të përdorë armë bërthamore në luftën në Ukrainë po rriten, shkruan CNN.
"Unë mendoj se shanset për de-përshkallëzimin janë afër zeros", ka thënë ish-agjenti i CIA-s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi shtoi se Putini nuk mund të vazhdojë të jetë president i Rusisë në një situatë ku "është qartë se ai po humbet në Ukrainë".
"Shanset që ata të përdorin armë bërthamore - të paktën armë bërthamore taktike - po rriten çdo ditë", deklaroi Baer, duke iu referuar armëve më të vogla bërthamore të destinuara për përdorim në fushën e betejës.
Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditëve të fundit kanë rritur retorikën paralajmëruese ndaj Putinit se do ta presin pasoja të rënda nëse vendos të përdorë armët bërthamore. Nga Rusia nuk e kanë përjashtuar mundësinë e përdorimit të armëve të tilla.