Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), e ka transmetuar atë që thotë se është një incizim i ri audio i liderit të vet, Abu Bakr al-Baghdadi.
Data e incizimit 46 minutash, që u paraqit dje nëpërmjet organizatës së lajmeve të ndërlidhur me IS-in, Al-Furqan, nuk është e qartë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë incizim, folësi i cili tingëllon sikur lideri i IS-it, duket se u referohet kërcënimeve aktuale të Koresë Veriore kundër Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ai, po ashtu, flet për luftërat për bazat e forta të IS-it në qytetin Mosul, të cilin forcat e Irakut e kanë rimarrë në muajin korrik.
Ushtria e Rusisë ka thënë në muajin qershor se po përpiqej ta verifikonte nëse ai ishte vrarë gjatë një sulmi ajror të Rusisë në Siri.
Një komandant ushtarak amerikan tha muajin e kaluar se lideri i IS-it me gjasë është ende gjallë.