Fushata e Iranit për vaksinimin e popullatës kundër koronavirusit dhe e proklamimit si një prodhuese e re vaksinash ka avancuar të martën, pasi që autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se kura e tretë e prodhimit vendor ka mbërritur në fazën e testimit klinik. Megjithëkëtë, hollësitë lidhur me prodhimin nuk janë zbardhur. Në një ceremoni në Teheran, me praninë e zyrtarëve të lartë ushtarakë, mediat shtetërore kanë evidentuar injektimin e një vullnetari të vetëm me vaksinën “Fakhra”, e emërtuar kësisoj sipas shkencëtarit kryesor bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh, i cili ishte vrarë gjatë një sulmi në nëntor.
Për këtë sulm Irani ka akuzuar drejtpërsëdrejti shtetin e Izraelit. I biri i shkencëtarit të vrarë ishte i pari që e mori dozën e vaksinës së re iraniane.
Ndonëse Irani deri më tani ka importuar vaksina të huaja nga Rusia, Kina, India dhe Kuba, për të mbuluar kërkesat e më shumë se 1.2 milionë qytetarëve, nga mbi 80 milionë sa ka, procesi i ngadaltë i vaksinimit ka shtyrë vendin që të nisë prodhimin e tri vaksinave vendore.