Autoritetet iraniane kanë liruar një cisternë britanike të naftës, Stena Impero, të kapur nga Garda Revolucionare në ngushticën e Hormuzit, njofton Sky News Arabia.
Cisterna u kap më 19 korrik pasi nuk arriti t’i përgjigjet paralajmërimeve nga forcat ushtarake elitare të Republikës Islamike.
Eric Hanel, drejtori i kompanisë suedeze Stena Bulk, e cila është në pronësi të cisternës, njoftoi dje se cisterna së shpejti mund të lirohej dhe se janë në pyetje vetëm orët.
Cisterna u kap dy javë pasi Britania e Madhe kapi një cisternë iraniane pranë Gjibraltarit, e cila u lirua më vonë./ksp
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja sekuestron një anije iraniane me naftë
-
Ushtria britanike: Anijet iraniane hapin zjarr ndaj një cisterne që po kalonte nëpër Hormuz
-
Houthit hapin një front të ri në luftën SHBA - Iran
-
Irani zotohet të mos lejojë “asnjë pikë të vetme” nafte apo gazi të kalojë nëpër Hormuz
-
SHBA-ja autorizon shitjen e naftës iraniane mes bisedimeve të paqes