Botë

Irani ekzekuton dy burra se ishin homoseksualë

Irani ka ekzekutuar dy burra homoseksualë të cilët u dënuan me akuzat për sodomi (marrëdhënie seksuale anormale), njoftoi një grup i të drejtave. Homoseksualiteti është i paligjshëm në Iran, i konsideruar si një nga vendet më represive në botë për komunitetin LGBT.

Ata ishin dënuar me vdekje për “marrëdhënie seksuale të detyruar mes dy burrave” dhe u varën në burg.

Korrikun e kaluar, dy burra të tjerë ishin ekzekutuar për akuza të njëjta. Raporti i grupit për të drejtat e njeriut thotë se Irani vitin e kaluar ekzekutoi 299 persona, përfshirë katër të dënuar për krime të kryera kur ishin fëmijë. Më 2021 Irani dënoi me vdekje 85 persona, raporton ABCNews. 

Nën ligji iranian, sodomia, përdhunimi, tradhtia bashkëshortore, vjedhja e armatosur dhe vrasja janë mes krimeve që çojnë në dënimin me vdekje.