Irani e ka paralajmëruar SHBA-në për pasoja nëse i dërgon armë Izraelit, duke thënë se do ta komplikonte më shumë situatën në Gaza.
“Mbështetja e gjerë e SHBA-së përfshirë dërgimi i armëve dhe municionit për regjimin sionist konsiderohet si pjesëmarrje e qeverisë amerikane në krimet e regjimit sionist. E komplikon më tej situatën në Gaza”, ka thënë shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, gjeneralmajori Mohammad Bagheri.
Bagheri ka theksuar se “veprime serioze” nevojiten për të parandaluar krimet e luftës dhe ka bërë thirrje për ndihma humanitare për Gazën, ka raportuar media iraniane Tasnim.
Kushtet në Gaza raportohen se po keqësohen ndërsa ka frikë për krizë humanitare katastrofike. Kamionët e paraparë të shkonin nga Egjipti të premten, nuk janë dërguar ende për shkak të dëmtimit të kalimin në Rafah.