Regjimi iranian ka lëshuar një deklaratë kërcënuese një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Teheranin për furnizimin të Rusisë me qindra dronë vdekjeprurës për përdorim në Ukrainë, raportoi NYP.
Një zyrtar i Iranit mohoi akuzat dhe paralajmëroi se “durimi” i regjimit për pretendime të tilla “nuk është i pafund”.
“Zelensky duhet ta dijë se durimi strategjik i Iranit për akuza të tilla të pabaza, nuk është i pafund”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanaani.
Kanaani shtoi se Zelensky duhet “të nxjerrë mësim nga fati i disa liderëve të tjerë politikë të cilët e kënaqnin veten me mbështetjen e SHBA-së”.
Presidenti ukrainas e akuzoi Rusinë se ka gjetur një aleat “gjenocidal” në Iran.
“Kur Rusia nuk mund t’i arrijë qytetet tona me artilerinë e saj, tenton t’i shkatërrojë me sulme raketore. Për më shumë, Rusia ka gjetur një aleat në politikën e saj gjenocidale – Iranin”, ka deklaruar Zelensky.
-
Kremlini akuzon Armeninë se i ka ofruar Zelenskyt platformë “anti-ruse”
-
Zelensky dënon zgjatjen e heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga SHBA-ja
-
Zelensky mirëpret armëpushimin SHBA-Iran, thotë se është i gatshëm për armëpushim me Rusinë
-
Zelensky: Evropa të përgatitet për sulme me dronë nga grupe terroriste
-
Zelensky kërkon para në këmbim të ndihmës për Lindjen e Mesme