Është arrestuar në Iran personi, i cili ka filmuar pamjet, që tregojnë se një aeroplan pasagjerësh ukrainas është qëlluar nga një raketë.
Besohet se ai do të përballet me akuza në lidhje me sigurinë kombëtare, transmeton KTV.
Aeroplani u rrëzua pasi u ngrit nga Teherani të mërkurën e javës së kaluar, duke vrarë të gjithë 176 personat në bord. Irani ka thënë se aeroplani u rrëzua aksidentalisht dhe njoftoi për arrestimin e disa personave për incidentin.
E presidenti Hassan Rouhani tha që hetimi i vendit të tij do të mbikëqyret nga një "gjykatë speciale". Mediat iraniane raportuan se Garda Revolucionare e ka dërguar në paraburgim personin që qëndron prapa videos.
Por, një gazetar iranian me qendër në Londër që fillimisht postoi pamjet, ka këmbëngulur që burimi i tij është i sigurt dhe se autoritetet iraniane e kanë arrestuar personin e gabuar.
-
Irani jep detaje lidhur me rrëzimin e avionit ukrainas
-
Ukraina kërkon dënimin e iranianëve përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit
-
Irani konfirmon se avioni ukrainas u godit me dy raketa
-
Presidenti Iranian: Ushtria duhet ta shpjegojë rrëzimin e avionit
-
New York Times: Boeing ukrainas në Iran u qëllua jo nga një, por nga dy raketa brenda 30 sekondave