Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Inxhinieri kinez dënohet me tetë vjet burgim në SHBA për spiunazh

Një inxhinier kinez është dënuar me tetë vjet burgim në SHBA për spiunazh, në një rast të lidhur me përpjekjet kineze për t’i vjedhur sekrete të aviacionit, raporton BBC.

Ji Chaoqun 31-vjeçar, kishte identifikuar shkencëtarët dhe inxhinierët për rekrutim të mundshëm, ka njoftuar Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Ai gjithashtu u regjistrua në rezervistët e Ushtrisë së SHBA-së dhe gënjeu rekrutuesit.

Autoritetet amerikane thanë se Ji punonte nën drejtimin e një njësie kyçe të inteligjencës shtetërore kineze.

Shtatorin e kaluar ai u dënua se vepronte si agjent i një qeverie të huaj pa njoftuar prokurorin e përgjithshëm të SHBA-së – një akuzë e përdorur në rastet e spiunazhit – dhe për deklarata të rreme dhënë Ushtrisë Amerikane.

Ji kishte arritur në SHBA me vizë studentore një dekadë më parë, sipas Departamentit të Drejtësisë.

Edhe Dënohet për spiunazh për Kinën ish-ndihmësi i ligjvënësit të AfD-së Botë Dënohet për spiunazh për Kinën ish-ndihmësi i ligjvënësit të AfD-së

Ai akuzohet se ka furnizuar me informata Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të Provincës Jiangsu (JSSD) për tetë individë për rekrutim të mundshëm.

Individët janë të gjithë me shtetësi amerikane, që kanë rrënjë nga Kina apo Tajvani, ndërsa disa prej tyre punonin si kontraktues në mbrojtje të SHBA-së.