Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Indonezia e nis sivjet vaksinimin e popullsisë

Vaksinat e prodhuara nga kompanitë kineze, “Sinovac” dhe “Sinopharm”, pritet të përdoren në fazat fillestare të fushatës

Indonezia ka kërkuar autorizim urgjent për të filluar fushatën e vaksinimit masiv deri në fund të vitit për ta luftuar koronavirusin në gadishull, ka bërë të ditur presidenti i shtetit të Azisë Juglindore.

Në një intervistë për Reutersin, presidenti Joko Vidodo, i njohur më shumë si Jakovi, ka thënë se planet tashmë janë në fazë të avancuar për të shpërndarë vaksinën në krejt vendin.

Nëse jepet aprovimi prej agjencisë kombëtare të ilaçeve dhe ushqimit, e njohur si BPOM, i bie se Indonezia – me 270 milionë banorët e saj, apo vendi i katërt më i madh në botë nga popullsia – do të jetë në mesin e shteteve të para që do të fillojë vaksinimin.

Zotimi i presidentit

“Ne presim të fillojmë me procesin e vaksinimit deri në fund të këtij viti pas një serie testesh nga BPOM-i”, ka deklaruar Jokovi.

Edhe Ebola po përhapet më shpejt sesa mendohej Botë 1 muaj më parë Ebola po përhapet më shpejt sesa mendohej

Indonezia ka pasur telashe që t’ia presë këmbët koronavirusit për muaj me radhë, por muajve të fundit është raportuar për ngritje të jashtëzakonshme, tregojnë të dhënat zyrtare të Qeverisë indoneziane.

Vendi është kthyer në vatrën më të madhe pandemike të Azisë Juglindore me 15 mijë vdekjeje dhe më shumë se 450 mijë infeksione, megjithëse ekspertët e shëndetësisë thonë se shifra do të jetë larg më e lartë për shkak se ka raste që nuk janë diagnostikuar dhe regjistruar fare si raste fatale nga koronavirusi. Vendi nuk ka pasur kapacitete për të kryer teste masive.

“Do t’u bëjmë presion njerëzve me koronavirus që të qëndrojnë në shtëpi dhe pastaj ne do t’i vaksinojmë”, ka thënë presidenti në intervistën e zhvilluar në pallatin presidencial.

Të premten pasdite, pas intervistës së presidentit për Reutersin, Indonezia ka njoftuar për numër të ri rekord rastesh brenda një dite. Mbi pesë pesë mijë e pesëqind indonezianë kanë dalë pozitivë gjatë 24 orëve të kaluara. Mesatarja e rasteve në ditë gjatë dy javëve të kaluara tregonte për rreth tre mijë e pesëqind raste në ditë.

Jokovi ka thënë se është parësore që të sigurohet një vaksinë e sigurt, dhe se punëtorët e sektorit të shëndetësisë, policia dhe ushtria do të jenë të parët që do të vaksinohen kur të fillojë fushata e vaksinimit.

Edhe Fillon numërimin e popullsisë vendi më i populluar në botë Botë 3 muaj më parë Fillon numërimin e popullsisë vendi më i populluar në botë

Dhjetori i shpresës

Në një diskutim pas intervistës me presidentin, ministri për Çështje Detare dhe Investime, Luhut Pandjation, ka thënë se fillimisht do të merret aprovimi nga BPOM-i në dhjetor dhe “dy javë më vonë” do të fillohet me vaksinimin e popullsisë.

Vaksinat e prodhuara nga kompanitë kineze, “Sinovac” dhe “Sinopharm”, pritet të përdoren në fazat fillestare të fushatës. Sivjet këto kompani do të ofrojnë 18 milionë vaksina, përfshirë 15 milionë prej tyre që do të prodhohen nga kompania shtetërore farmaceutike indoneziane, “Bio Farma”.

Indonezia po përgatitet që të kontraktojë mbi 250 milionë vaksina që shpresohet se do të shpërndahen deri në fund të vitit të ardhshëm. Në këtë stok përfshihen edhe 30 milionë doza të kompanisë amerikane, “Novavax”, ka konfirmuar ministri indonezian i Ekonomisë, Airlanga Hartarto.

Edhe Numri i viktimave nga përmbytjet në Sri Lanka dhe Indonezi ka shkuar mbi 1 mijë Botë 7 muaj më parë Numri i viktimave nga përmbytjet në Sri Lanka dhe Indonezi ka shkuar mbi 1 mijë

Gjatë dy çerekëve të kaluar, ekonomia e Indonezisë ka pësuar tkurrje më të madhe se vendet e tjera në rajon, dhe presidenti Jokovi ka thënë se trendi ekonomik aktual është “inkurajues”.

Shpresojmë se kjo fushatë e vaksinimit do të ketë ndikim pozitiv në ekonomi. Kjo është shumë e rëndësishme për ne”.