Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

India nis së votuari më 19 prill në zgjedhjet më të mëdha të botës

India do të fillojë votimin në faza duke filluar nga 19 prilli për të zgjedhur një parlament të ri, ka bërë të ditur të shtunën Autoriteti zgjedhor i vendit.

Këto do të jenë zgjedhjet më të mëdha në botë në të cilat gati një miliard njerëz kanë të drejtë të votojnë, raportoi Reuters.

Zgjedhjet në 543 njësi zgjedhore do të mbahen në shtatë faza, duke përfunduar më 1 qershor. Rezultatet do të dalin më 4 qershor.

Zgjedhjet e vendosin kryeministrin e fortë me dy mandate, Narendra Modi dhe aleatët e tij rajonalë, kundër një aleance prej dy partish opozitare, me sondazhet që shohin një fitore të partisë nacionaliste hindu të Modit, Bharatiya Janata (BJP).

Një fitore do ta bënte Modin, 73 vjeç, vetëm kryeministrin e dytë pas Jawaharlal Nehru, heroi i pavarësisë së Indisë dhe kryeministri i saj i parë, që do të fitonte një mandat të tretë radhazi.

Edhe Fillon numërimin e popullsisë vendi më i populluar në botë Botë 3 muaj më parë Fillon numërimin e popullsisë vendi më i populluar në botë

Modi dhe partia e tij kanë qenë në fushatë për muaj të tërë përpara se të shpalleshin datat e votimit. Kryeministri ka udhëtuar pothuajse çdo ditë në të gjithë vendin, duke inauguruar projekte të reja, duke bërë njoftime, duke marrë pjesë në ngjarje fetare dhe duke iu drejtuar takimeve publike dhe private.

Në fjalimet e tij, Modi ka paraqitur rritjen ekonomike gjatë dy mandateve të tij, gjë që ka rezultuar që India të bëhet ekonomia kryesore me rritjen më të shpejtë në botë aktualisht, investime në infrastrukturë si dhe programe të mirëqenies për të varfërit.