Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

India ballafaqohet me temperatura të larta

Një pjesë e Indisë nga veriperëndimi në juglindje po përgatitet për më shumë nxehtësi, me Nju Delhin nën alarm për mot të ashpër, pasi temperaturat ekstreme po godasin pjesë të vendit.

Departamenti Meteorologjik Indian ka lëshuar alarm për valë të nxehtit për shtatë shtete jugore dhe qendrore javën e kaluar dhe e zgjeroi atë në kryeqytet dhe në disa shtete veriore.

Ai ka paralajmëruar se nxehtësia e fortë do të vazhdojë edhe për ditët e ardhshme përpara se shirat të sjellin pak lehtësim.

Teksa temperaturat kaluan 45 gradë celsius në shtetin verior të Uttar Pradeshit, disa pjesë pësuan ndërprerje që zgjatën më shumë se 12 orë, pavarësisht një urdhri të marsit që të gjitha termocentralet në vend të funksionojnë me kapacitet të plotë për të reduktuar ndërprerjet e energjisë.

Artikuj të ngjashëm