Të paktën 26 persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një kishë të Teksasit gjatë meshës të së dielës.
Sulmi ndodhi në Kishën Baptiste në Sutherland Springs, një qytet i vogël në kantonin Wilson. Viktimat janë të moshës nga pesë në 72 vjeç.
I dyshuari për sulmin u gjet i vdekur në automjetin e tij disa kilometra larg vendit të ngjarjes, transmeton KosovaPress.
Policia tha se autori ishte një mashkull i ri, i bardhë, por mediat amerikane e kanë identifikuar si Devin Patrick Kelley, 26 vjeç.
Kelley është raportuar të jetë shkarkuar nga Forcat Ajrore të SHBA në vitin 2014 pasi një ushtarake e kishte dënuar për sulmin ndaj gruas dhe fëmijës së tij.
Motivi për vrasjet ende nuk është i qartë.
-
Katër të vrarë në sulmin në kishën në Michigan
-
Shkon në dy numri i të vrarëve në sulmin në kishën në Michigan
-
Dy të vdekur nga një sulm i armatosur pranë një festivali në Kanada
-
Plagosen 12 persona në një festival në SHBA, policia vihet në kërkim të të dyshuarve
-
Sulm në Qendrën Islamike në San Diego, pesë të vdekur