Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

I biri më Trump se Trumpi

Në ditën e parë të konventës së Partisë Republikane, i biri i madh i presidentit, Donald Trump Jr, u ngjit në skenë dhe i priu vëmendjes së amerikanëve.

“Politikat e Trumpit kanë qenë si raketë për ekonominë”, tha Trumpi në fjalimin e tij, të mbushur plot lavde për udhëheqjen e babait të tij. Por vargjet më të fuqishme nuk ishin për presidentin; por kritikat për Joe Bidenin, kandidat demokrat në garën presidenciale.

“Politikat e majta radikale të Bidenit do t’ia ndalin hovin këndelljes së ekonomisë sonë”, tha Trumpi i vogël. Paralajmëroi konservatorët se demokratët do të ndalin përparësitë ekonomike që kanë bërë njerëzit përkrah babait në Shtëpinë e Bardhë.

“Bideni ka premtuar se do të marrë paratë nga xhepi ynë dhe do t’i mbajë ato në Swamp. Kjo ka kuptim kur e dimë se Joe Bideni është një përbindësh i Swampit. Për më shumë se gjysmëshekulli ka qenë mes nesh”, tha Trump Jr.

Duke qenë një mbrojtës i frikshëm i platformës së babait, përkrahësit e Donald Trump Jr thonë se ai mund ta elektrizojë dhomën ndërkaq kritikët e akuzojnë se me lehtësi i hedh benzinë zjarrit.

Prezantimet e tij janë të mbushura me sulme të ashpra ndaj liberalëve, Hunter Biden – të birit të Joe Bidenit dhe mediave.

Me gjuhë të mprehtë, në dukje sportiv dhe me intuitë gjahtari në lojërat vendimtare, Trumpi i vogël po bën gjithçka për fitoren e dytë të babait. Strategjia e republikanëve është e përqendruar që ta elektrizojnë bazën e përkrahësve të presidentit, ndërkaq Trumpin e ri e shohin si xhoker... (Më gjerësisht lexoni në KOHA Ditore)

Artikuj të ngjashëm