Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hyri në vagonin e gabuar, i riu i shpëtoi aksidentit tragjik në Greqi

Panagiotis Stafylos i shpëtoi aksidentit tragjik me tren në Greqi krejt papritmas. Ai kishte blerë biletën për trenin që u përfshi në aksident, por në fund i ngatërroi numrat dhe përfundoi në një vagon tjetër, shkroi të mërkurën mediumi kroat “Index”.

Vagoni i parë dhe i dytë u shkatërruan plotësisht pas përplasjes me një tren mallrash, ndërsa vagoni i pestë, ku i riu ishte futur, shpëtoi pa dëmtime.

“Fillimisht i thyem xhamat, por nuk i patëm mjetet e duhura për ta bërë këtë. Andaj, u përpoqëm ta thyenim derën”, deklaroi ai.

Të paktën 40 persona kanë vdekur nga ky aksident mes dy trenave, ndërsa shumë të tjerë janë lënduar.

Për këtë aksident është arrestuar shefi i stacionit hekurudhor, ndërsa ministri i Transportit ka dhënë dorëheqje.

Edhe Publikohet momenti i ndeshjes së dy trenave në Greqi Botë Publikohet momenti i ndeshjes së dy trenave në Greqi

Është publikuar edhe një video e momentit të përplasjes së trenave.