Rrëfime lemeritëse të përdhunimeve dhe keqtrajtimeve seksuale, të kryera nga zyrtarët shtetërorë verikoreanë ndaj qytetareve të shtetit të tyre, janë paraqitur në një raport të ri, i cili jep detaje për një kulturë, në të cilën zyrtarët bëjnë krime, pa u përballur me ndëshkim.
Raporti i detajuar 98-faqësh i grupit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, “Human Rights Watch”, që është publikuar të enjten, bazohet në dhjetëra intervista me viktimat e përdhunimeve, që kishin ikur prej Koresë Veriore, transmeton Koha.net. Ky raport shpërfaq një shtet që shtyp qytetarët dhe në të cilin zyrtarët – prej policëve dhe rojeve të burgut, e deri tek menaxherët – nuk ndëshkohen kurrë për keqtrajtimin e grave.
“Kontakti i padëshiruar intim dhe dhuna, që është aq e zakonshme në Korenë Veriore ka nisur të pranohet si pjesë e përditshmërisë”, shkruan në raport.
-
Kim Jong-un do të paditet për abuzim seksual
-
Seul: Koreja e Veriut ekzekuton njerëzit për drogë dhe shpërndarje të videove nga Koreja e Jugut
-
HRW për Kosovën: Një vit plot tensione, kërcënime dhe shkelje të të drejtave të njeriut
-
OKB: Koreanoveriorët detyrohen të paguajnë ryshfet për të mbijetuar
-
HRW për dhunën familjare në Kosovë: Gjykatësit hezitojnë të dënojnë bashkëshortët abuzivë