Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hong-Kongu redukton edhe më tej votimin publik

Hong-Kongu do të reduktojë pjesëmarrjen e publikut në zgjedhjet bazë dhe do të fuqizojë një sistem të ri për verifikimin e kandidatëve.

Ndryshimet janë të ngjashme me ato të paraqitura për Këshillin Legjislativ të territorit në vitin 2021.

Politika e re vjen pas votimit të fundit për këshilltarët e qarqeve në vitin 2019, kur publiku u lejua të merrte pjesë në zgjedhjet për kandidatët dhe nuk pati vetting të kandidatëve.

Autoritetet kanë vendosur të mos lejojnë zgjedhje si në vitin 2019.

Shumica e këshilltarëve të qarkut të zgjedhur nga publiku në vitin 2019 kanë dhënë dorëheqjen ose janë diskualifikuar.