Autoritetet në Hong Kong refuzuan rinovimin e vizës së punës për Victor Mallet, redaktorin për Azinë të gazetës Financial Times.
Mallet, njëkohësisht është edhe zv/president i Klubit të Gazetarëve të Huaj, që në gusht nervozoi autoritetet kineze për shkak se ftoi për të folur në një aktivitet, një person të konsideruar si separatist nga Pekini.
Hong Kongu, që është territor i Kinës, nuk dha shpjegime për vendimin.
Ndërkohë Britania e Madhe tha se ishte e shqetësuar nga vendimi dhe se kishte kërkuar shpjegime urgjente nga Hong Kongu për refuzimin e vizës.
Artikuj të ngjashëm
-
Kina mbyll një tjetër agjenci të lajmeve në Hong Kong, arreston 6 persona
-
Regjimi në Hong-Kong arreston edhe një tjetër gazetar
-
Mbyllet gazeta kritike ndaj udhëheqjes së Hong-Kongut dhe Kinës
-
Britania dhe SHBA-ja kritikojnë ashpër Kinën për Hong-Kongun
-
Hong Kongu përjashton katër ligjvënës pro-demokracisë