Mbulimi i plotë i fytyrës, me burka apo nikabi që sot do të ndalohet në Holandë në institucione si shkolla, spitale, godina publike dhe në transportin publik në bazë të një ligji të ri, zbatimi i së cilës ka ngjallur ndërkohë debate.
Ligji përfshin, sipas statistikave, mes shifrës 200 dhe 400 gra të cilat përdorin burkan ose nikabin në një shtet që numëron 17 milionë banorë. Pas hyrjes sot në fuqi, zbatimi i tij u kritikua nga opinioni publik.
Pas 15 vite zvarritje politike për këtë çështje, parlamenti holandez i mbizotëruar nga një koalicion i qendrës, më në fund votoi ligjin në qershor të 2018, disa vite pas fqinjëve belgë dhe francezë./ATSH/
Artikuj të ngjashëm
-
Shtetet evropiane kundër burkës në publik: “T’i ndalojmë sa e kemi ende të mundur”
-
Holanda arreston 15 të dyshuar për “përhapje të propagandës islamike” në Tiktok
-
Parlamenti austriak miraton ndalimin e bartjes së shamisë në shkolla
-
Senatorja australiane nxit zemërim me veshjen e burkës në parlament
-
Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç