Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Historia e vrasjes së Romanovëve të Rusisë ende e pazgjidhur

Nga të gjitha vendet që morën pjesë në Luftën e Parë Botërore, asnjëri nuk pësoi më shumë dëme se sa Rusia. Pakënaqësitë brenda vendit për humbjet gjatë luftës çuan në braktisjen e fronit nga Cari Nikollaj i Dytë i dinastisë së Romanovëve dhe, disa muaj më vonë, në revolucionin bolshevik, që u vulos me ekzekutimin e familjes mbretërore nga autoritetet e reja sovjetike në qytetin malor të Uraleve, Jekaterinburg.

Por, siç njofton Zërit të Amerikës, dëshira e rusëve që historia e vrasjes së Romanovëve të zgjidhet një herë e mirë ende mbetet e paplotësuar.

Ashtu si shumica e njerëzve në Jekaterinburg, Leonid Vohmjakovi u rrit duke e ditur se një nga misteret e mëdha dhe kapitujt më të errët të historisë ruse qëndron fshehur në një copë pylli jashtë qytetit.

“E dija se cari dhe familja e tij ishin vrarë. Se ata ishin varrosur diku këtu. Gjithkush e dinte”.

Pyetja ishte, ku? Pas përmbysjes së familjes mbretërore dhe ekzekutimit të saj në vazhdën e Revolucionit Bolshevik të vitit 1917, vendvarrimi i Car Nikollajit të Dytë dhe familjes së tij mbeti një histori e pazgjidhur prej dekadash.

Edhe Pse Putini mendon se është fitues në shkëmbimin e të burgosurve Arbëri Pse Putini mendon se është fitues në shkëmbimin e të burgosurve

Në fillim të viteve 1990, në galerinë e një miniere të largët u zbuluan trupat e carit dhe katër anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore. Më vonë, për nder të tyre u organizua një varrim madhështor nga Presidenti i atëhershëm Boris Jelcin në Shën Petersburg.

“Ne e mbajtëm sekret këtë krim monstruoz. Por ne duhet të themi të vërtetën - masakra e Jekaterinburgut ishte një nga faqet më të turpshme të historisë sonë”.

Në vitin 2007, Vohmjakovi u bë dikush në historinë ruse. Gjatë një ekspedite, ai zbuloi eshtrat e dy anëtarëve të fundit të familjes mbretërore: Alexei Tsarevich dhe e motra Maria.

“Erdha pikërisht në këtë vend. Kur gërmova pak më thellë me lopatë, gjeta eshtra. Kockat e kafkës së një fëmije. Ishin 100 për qind eshtrat e tyre”.

Ose të paktën ashtu u duk në atë kohë.

Provat e shumta të ADN-së nuk lënë asnjë dyshim, por Kisha Ortodokse Ruse - e udhëhequr nga Patriarku Kirill - e ka vënë në pikëpyetje vërtetësinë e zbulimeve me përdorimin e laboratorëve perëndimorë. Që prej asaj kohe, patriarku ka bërë thirrje për një hetim të ri me ekipe të drejtuara nga Rusia.

Edhe Armatosja e historisë ruse si justifikim për luftën në Ukrainë Shtojca për Kulturë Armatosja e historisë ruse si justifikim për luftën në Ukrainë

Vëzhguesit thonë se ky vendim i çuditshëm lidhet si me ritualet misterioze të kishës ashtu edhe me politikën e sotme.

“Për ata që duan ta kuptojnë problemin, çështja është e zgjidhur. Eshtrat janë të vërteta, por Kisha nuk dëshiron t'i njohë ato. Kjo zvarritje ka të bëjë ekskluzivisht me politikën dhe jo me hetimin në vetvete”.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka mbështetur vendimin e Patriarkut - pjesë e përqafimit të kujdesshëm nga udhëheqësi rus të traditës imperiale dhe ortodokse të Rusisë duke respektuar të kaluarën e saj sovjetike.

Kjo lidhet me historinë e Putinit si ish-anëtar i KGB-së.

“Po, ai e di shtypjen dhe tragjeditë në Rusi, por është i prirur të flasë sa më pak për to”.

Por për Khomjakovin, gjetja e vendpushimit përfundimtar për familjen mbretërore përbën drejtësinë historike që duhet të ishte venë në vend me kohë.

Edhe Vajza e Nemtsovit: Putini më shumë i frikësohet Navalnyt të vdekur, sesa Navalnyt të gjallë Botë Vajza e Nemtsovit: Putini më shumë i frikësohet Navalnyt të vdekur, sesa Navalnyt të gjallë

“Kemi kontrolluar pa pushim. Ka qenë një kërkim që vazhdoi për 100 vjet me radhë dhe më në fund, i gjetëm. Tani fëmijët kanë rastin të bashkohen me prindërit e tyre. Kjo do të ishte një gjë e mirë”.

Në fund të fundit, thotë Vokhmakov, ishte Zoti që e bëri atë të zbulonte eshtrat e Romanove atë ditë. Tani ai po kërkon dhe po lutet që presidenti i Rusisë dhe patriarku t’i japin fund një herë e mirë kësaj historie.