Ish-kandidatja për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Hillary Clinton, ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për presidente në vitin 2020, duke u dhënë fund spekulimeve se mund të përballet me Donald Trumpin për herë të dytë.
Si kandidate e demokratëve në vitin 2016, Clintoni pritej që të bëhej presidentja e parë e SHBA-së, para se të pësonte disfatë befasuese nga Donald Trumpi, transmeton KTV. E pyetur nëse do të kandidonte në të ardhmen, ish-sekretarja e shtetit ka thënë shkurt jo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoClinton ka thënë të ketë folur me disa kandidatë demokratë për garën e vitit 2020 dhe i ka paralajmëruar se gara di të jetë e paparashikueshme. Clintoni ishte gruaja e parë e nominuar për postin e presidentit.
Puna e saj në krye të shtetit më të fuqishëm në botë, ishte cilësuar si gjë e sigurt, por ajo u deklasua nga Donald Trumpi që kampanjën e tij e bazoi në sulme personale ndaj zonjës Clinton.