Grupi i militantëve të Hezbollahut në Liban ka kërcënuar me sulme ndaj një platforme të gazit që Izraeli është duke e ndërtuar në Detin Mesdhe, që, sipas Libanit, është territor i diskutueshëm mes dy shteteve. Kërcënimi u bë nga lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah, vetëm pak ditë pasi me sulme kërcënoi edhe presidenti i Libanit, Michel Aoun.
Presidenti libanez ka thënë se bisedimet për territorin detar me Izraelin nuk kanë përfunduar dhe çdo veprim i izraelitëve – siç janë shpimet në kërkim të gazit, përbëjnë akt armiqësor. Udhëheqësit e Libanit kanë ftuar në Bejrut përfaqësues amerikan për të ndërmjetësuar marrëveshjen mes Libanit dhe Izraelit.
Bisedimet kanë ngecur mes dy shteteve për shkak të mosmarrëveshjeve se sa i madh është territori diskutabil. Izraeli ka insistuar se zona e shpimeve është pjesë e zonës ekonomike të njohur edhe nga Kombet e Bashkuara. Izraeli dhe grupi i Hezbollahut janë përfshirë në luftë për një kohë shumë të gjatë.
-
Libani kërkon bisedime me Izraelin për t’u dhënë fund luftimeve
-
Izraeli kërcënon të shtojë sulmet ndaj Hezbollahut në Liban
-
Hezbollahu kryen sulmin e parë ndaj Izraelit që nga armëpushimi
-
Java që e shtyu Lindjen e Mesme në prag të një lufte të gjerë
-
Bideni kundërshton idenë për ofensivë tokësore nga Izraeli, kërkon armëpushim