Udhëheqësi i Hezbollahut të Libanit, Sayyed Hassan Nasrallah dhe zyrtari i lartë i Hamasit, Khalil Al-Hayya kanë diskutuar të premten mbi zhvillimet e fundit në Rripin e Gazës dhe për negociatat që synojnë arritjen e një armëpushimi.
Nasrallah priti zëvendësshefin e Hamasit, Al-Haya, në takimin ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe politikës në Gaza, ka njoftuar përmes një deklarate grupi Hezbollah.
“Ata diskutuan gjithashtu për zhvillimet e fundit të negociatave për armëpushim, dhe propozimet e paraqitura për t’i dhënë fund agresionit izraelit kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës”, thuhet në deklaratë.
Një zyrtar i lartë i administratës amerikane ka bërë të ditur të enjten se Hamasi e ka qartësuar mjaft mirë pozicionin e tij mbi marrëveshjen e mundshme për lirimin e pengjeve izraelite, duke shprehur kështu shpresën se kjo do të rezultojë në arritjen e një armëpushimi të përhershëm, raporton “Reuters”.
-
Raportohet se Izraeli po e analizon propozimin e pranuar nga Hamasi për armëpushim
-
Armëpushimi në Gazë mund të arrihet brenda disa ditësh, thonë zyrtarët izraelitë
-
Hamasi pajtohet me propozimin e ndërmjetësve për armëpushim në Gazë
-
Hamasi thotë se po e shqyrton propozimin amerikan për armëpushim në Gazë
-
Egjipti mirëpret Hamasin për përpjekjen e re të armëpushimit në Gaza