Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hetohet rasti ku është përfshirë nipi i mbretit japonez Akihito

Autoritetet japoneze kanë nisur hetime për thikën e gjetur në bankën shkollore të nipit të mbretit japonez, Akihito.

Incidenti ndodhi të premten, ndërsa thika u gjet në bankën shkollore të 12-vjeçarit Hisahito, i cili është në linjën e trashëgimtarëve të fronit, transmeton KTV. Ndërkohë, Japonia po përgatitet për ceremoninë ku do të bëhet abdikimi i mbretit Akihito, më 30 prill.

Policia është duke i kontrolluar kamerat e sigurisë për të mësuar më shumë detaje rreth incidentit.

Perandori, i cili respektohej si hyjni gjatë Luftës së Dytë Botërore, sot nuk ka pushtet politik dhe gëzon më shumë një status të simbolit kombëtar.