Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hendek gjinor pagash në BE

Duke filluar nga 4 nëntori, gratë në Bashkimin Europian, në mënyrë simbolike, nuk do të paguhen këtë vit për punën e kryer, nëse ju krahasoni pagat mesatare të tyre me ato të burrave, deklaroi dje Komisioni Europian.

E ashtuquajtura pagë e barabartë shërben për të theksuar faktin se gratë vazhdojnë të paguhen më pak se burrat për të njëjtën punë.

Sipas të dhënave të fundit, gratë në BE fitojnë 16% më pak se burrat. Kjo shifër është 0,2 pikë përqindje më pak se viti i kaluar.

Presidentja e zgjedhur, Ursula von der Leyen, e cila do të jetë gruaja e parë që do të drejtojë ekzekutivin e BE-së, është zotuar të paraqesë një legjislacion për transparencën e pagave, brenda 100 ditëve të para në detyrë.

Fillimisht Von der Leyen përpiloi një ekip të balancuar gjinor të zyrtarëve të lartë nga secili shtet anëtar, por tre nga kandidatët e saj u refuzuan nga Parlamenti Europian.

Tashmë duket e pamundur për Von der Leyen që të arrijë qëllimin e saj për barazi gjinore./atsh