Kandidati demokrat, Joe Biden, ka mposhtur përsëri rivalin Bernie Sanders me një seri prej tri fitoresh, raporton Koha.
Ish-nënpresidenti i administratës së Barack Obamas, ka siguruar fitore në Florida, Illinois dhe Arizona. Ai ka shfrytëzuar momentumin në garën demokrate dhe tani është shumë afër që ta sigurojë nominimin e partisë për garën presidenciale.
Çmimi kryesor i zgjedhjeve të së martës ishte Florida, që ia dhuroi Bidenit 130 nga 219 delegatët në garë. Bidenin në garë e kthyen fitoret e muajit shkurt në Karolinën Jugore, ndërsa të martën i ndihmoi Florida që nuk e pëlqente Sandersin, të cilin, shumica e amerikanëve në këtë shtet e konsideronin si shumë liberal.
Me “hat-trikun” e fitoreve, Bideni tani ka tubuar 1 mijë e 93 delegatë. E për të siguruar nominimin, një kandidati i duhen 1 mijë e 991 delegatë.
-
Bideni buzë fitores, merr epërsinë në shtetet vendimtare
-
Bideni zyrtarisht kandidat i demokratëve për president
-
Joe Biden zgjeron epërsinë ndaj senatorit Sanders në garën për president amerikan
-
Joe Biden fiton 8 shtete, Sanders radhitet i dyti
-
Bideni fiton bindshëm në garën e Demokratëve në Karolinën Jugore