Raportohet se prokurorët francezë i kanë hapur hetimet kundër-terroriste lidhur me përpjekjen e një personi me thikë që me forcë të hynte në Kullën Eiffel në Paris, mbrëmë vonë.
Në këtë incident askush nuk ka pësuar lëndime.
I dyshuari, i cili është i arrestuar, u ka thënë hetuesve se dëshironte të kryente sulm kundër një ushtari dhe ishte në kontakt me një anëtar të grupit ekstremist, Shteti Islamik, i kanë thënë sot agjencisë AFP burime të afërta me këtë rast.
Personi i dyshuar, i moshës 19 vjeçare, ka histori të problemeve psikike. Raportohet se ai është me shtetësi franceze i lindur në Mauritani të Afrikës Perëndimore.
Në kohën e incidentit, Kulla Eiffel ishte e ndriçuar me ngjyrat e klubit të futbollit, Paris Saint-Germain.
Prej sulmeve të nëntorit të vitit 2015 në Paris, nga të cilat u vranë 130 vetë, në Francë ende mbretëron gjendje e jashtëzakonshme.
-
Franca përballet me zjarre si pasojë e temperaturave të larta
-
Kulla e Eiffelit dhe Muzeu i Louvreit me orar të shkurtuar për shkak të nxehtit ekstrem
-
PSG-ja feston titullin evropian pas natës së zjarrtë
-
Festa për fitoren e PSG-së kthehet në kaos, qindra të arrestuar në Francë
-
127 të arrestuar në Paris