Kreu i byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, ka deklaruar se s’do të negociojnë me Izraelin për lirimin e pengjeve pa përfunduar konflikt, raportoi BBC-ja të martën.
“Ne i kemi njoftuar të gjitha palët që na kanë kontaktuar në lidhje me pengjet e armikut të mbajtur se kjo dosje s’do të hapet para përfundimit të betejës. Dhe nuk do të jetë vetëm me një çmim që rezistenca do ta pranojë”, thuhet në reagimin e tij.
Izraeli ka deklaruar se rreth 150 civilë janë rrëmbyer nga Izraeli jugor të shtunën.
Luftimet në Gaza po vijojnë, ka bërë të ditur Ministria izraelite e Mbrojtjes. Gjatë orëve të para të së martës, mbi 200 sulme ajrore u kryen nga Izraeli.
Artikuj të ngjashëm
-
Hamasi pritet të kthejë të martën edhe një trup pengu izraelit
-
Izraeli thotë se trupat e fundit të kthyer nga Gaza nuk janë të pengjeve
-
Netanyahu paralajmëron Hamasin pasi dorëzoi trupa që nuk i përkisnin pengjeve të zhdukura
-
Netanyahu “i vendosur” t’i ushtrojë presion Hamasit për t’i kthyer gjitha pengjet e vdekura
-
Netanyahu: Kushdo që kërcënon Izraelin, do të paguajë çmim të lartë