Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hamasi i përgjigjet pozitivisht propozimit të SHBA-së e Lindjes së Mesme

Hamasi ka deklaruar se i është përgjigjur pozitivisht propozimit të fundit nga ndërmjetësuesit e Shteteve të Bashkuata të Amerikës dhe Lindjes së Mesme për armëpushim në Gaza dhe lirim të pengjeve, ka njoftuar të martën “AP News”.

Megjithatë Hamasi ka njoftuar se ende kërkon armëpushim gjithëpërfshirës dhe të plotë për t’i dhënë fund “agresionit kundër popullit”. Izraeli nga ana tjetër, ka përjashtuar llojin e armëpushimit të përhershëm të kërkuar nga Hamasi.

Kryeministri i Katarit tha të martën se reagimi i Hamasit ndaj planit të fundit për armëpushim në Gaza dhe lirim të pengjeve pozitiv, teksa u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, i cili ishte duke bërë vizitën e tij të fundit në Lindjen e Mesme.

Katari, i cili ka ndërmjetësuar prej kohësh me Hamasin, ka punuar me SHBA-në dhe Egjiptin për të ndërmjetësuar një armëpushim që do të përfshinte armëpushim më të zgjatur dhe lirimin e mbi 100 pengjeve të mbajtura nga Hamasi pas 7 tetorit.

Blinkeni ka konfirmuar se Hamasi ka dhënë përgjigje dhe tha se do të informonte liderët e Izraelit gjatë vizitës në këtë vend të mërkurën.

Blinkeni është takuar me zyrtarët egjiptianë gjatë ditës, ndërsa të hënën vizitoi Arabinë Saudite. Vizita e tij ndodhi mes shqetësimeve në rritje në Egjipt rreth synimeve të deklaruara të Izraelit për të zgjeruar luftimet në Gaza në zonat në kufirin egjiptian që janë të mbushura me palestinezë të zhvendosur.

Edhe Hamasi kërkon "ndalimin e plotë të luftës" në përgjigje të propozimit për armëpushim Botë Hamasi kërkon "ndalimin e plotë të luftës" në përgjigje të propozimit për armëpushim

Ministri izraelit i Mbrojtjes ka thënë se ofensiva e vendit të tij do të arrijë përfundimisht në qytetin Rafah, në kufirin me Egjiptin, ku më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve të Gazës kanë kërkuar strehim dhe tani po jetojnë në kushte të mjerueshme.

Blinken, i cili u takua me presidentin egjiptian Abdel-Fattah el-Sissi në Kajro, ka thënë se palestinezët nuk duhet të detyrohen të largohen nga Gaza.