Hakerë të dyshuar rusë kishin siguruar qasje në llogaritë e udhëheqësit të Departamentit të Sigurisë nën administratën e ish-presidentit amerikan, Donald Trump dhe stafit të sigurisë kibernetike të anëtarëve të departamentit, puna e të cilëve ishte që t’i gjurmojnë kërcënimet nga vendet e huaja.
Kështu ka mësuar të hënën agjencia e lajmeve “Associated Press” lidhur me ndërhyrjen më të rëndë kibernetike në llogaritë e agjencive qeveritare amerikane. Depërtimi real i ndërhyrjes kibernetike në llogarinë e sekretarit të atëhershëm, Chad Wolf. Ndërhyrja në llogaritë e zyrtarëve ishte pjesë e asaj që njihet publikisht si hakimi “SolarWinds”.
Rasti ka vënë në pikëpyetje faktin se si Qeveria amerikane mund t’i mbrojë individët, kompanitë dhe institucionet vendore po qe se nuk arrin ta mbrojë veten. Administrata e presidentit, Joe Biden, ishte munduar që t’i mbante të papublikuara përmasat e kësaj ndërhyrjeje në synim të peshimit të masave hakmarrëse kundër Rusisë.
Por AP-ja ka siguruar hollësi të reja që i hedhin dritë thellësisë së ndërhyrjeve në agjencitë qeveritare të SHBA-së, përfshirë Departamentin e Energjisë, ku hakerët kanë siguruar qasje në agjendat e zyrtarëve më të lartë. Shqetësimet rreth cenueshmërisë së Sigurisë së Brendshme janë intensionuar pas sulmit të “SolarWinds” dhe hakimit edhe më të gjerë që ka ndikuar në programin e emailave të “Microsoft Exchange”.
-
Prokurorët kryesorë amerikanë u goditën nga hakerët rusë
-
Inteligjenca amerikane beson se sulmin kibernetik e kreu Rusia
-
SHBA-ja “në errësirë” rreth përmasave të hakimit rus
-
Departamenti amerikan për bombat bërthamore sulmohet nga hakerët
-
Hakerët rusë shënjestrojnë ministrat në të gjithë botën përmes WhatsAppit