Hakerët kanë vjedhur 2.3 milionë dollarë nga xhirollogaria e Partisë Republikane në Wisconsin që po përdoreshin për të ndihmuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të fitojë zgjedhjet në këtë shtet.
Kryetari i partisë Andrew Hitt, ka njoftuar sot për Associated Press se është vërejtur aktivitet i dyshimtë më 22 tetor dhe është kontaktuar FBI të premten.
Ai ka treguar se FBI është duke hetuar rastin. Zëdhënësi i FBI-t, Leonard Peace, nuk ka dhënë menjëherë koment në lidhje me rastin.
Sulmi ka ndodhur më pak se dy javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 3 nëntor. Trump dhe rivali nga Demokratët, Joe Biden, po bëjnë tentimet e fundit për të fituar në Wisconsin dhe 10 votat elektorale që ia siguron ky shtet.
Trump e kishte fituar këtë shtet në zgjedhjet e vitit të kaluar për 23 mijë vote dhe të premten planifikon ta bëjë vizitën e tretë në shtatë ditë në këtë shtet. Biden po ashtu planifikon ta vizitojë Wisconsinin të premten.
-
Bideni i siguron votat e Wisconsinit, pas rinumërimit të kërkuar nga Trumpi
-
I zemëruar me humbjen në zgjedhje, Trump kërkon rinumërim të pjesshëm në Wisconsin
-
Trumpi premton 5 mijë dollarë për çdo amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit
-
Në shtetet e papërcaktuara, SHBA-ja përgatitet për dhunë
-
Frikë për përsëritjen e “trazirave të Capitolit” pas pretendimeve të Trumpit