Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ka pasur një rritje të armëve me fuqi të lartë që po kontrabandohen nga Florida në Haiti.
Haiti është tronditur nga një luftë brutale e bandave në të cilën qindra njerëz janë vrarë vetëm gjatë gjashtë javëve të fundit.
Një agjent federal i SHBA-së tha se dërgesat ilegale të armëve në Haiti janë ngritur në nivele të paprecedentë, raportoi BBC të enjten.
Policia është ankuar nga ana tjetër se ka mungesë të armëve dhe policëve në luftën kundër bandave.
Agjenti special, Anthony Salisbury, tha se është një trend alarmues i armëve me fuqi të lartë që po kontrabandohen nga portet e Floridës.
“Në duart e gabuara, këto armë lehtë mund të shkaktojnë viktima masive”, tha ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Dhuna seksuale ndaj fëmijëve është rritur për 1000% në Haiti, sipas OKB-së
-
OKB: Mbi 53 mijë njerëz janë larguar nga Haiti për tri javë shkaku i bandave
-
Shtohet siguria në Ambasadën e SHBA-së në Haiti
-
Bandat kërcënojnë se do ta marrin nën kontroll Haitin
-
Policia e Haitit kërkon të ndalen vrasjet nga bandat