Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hahn: Për anëtarësim në BE dihen kushtet – as nuk hiqen e as nuk shtohen ato

Foto: Koha / ilustrim

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Hahn, po vazhdon turneun e tij të vizitave nëpër disa vende të Ballkanit.

Hahn, gjatë qëndrimit në Mal të Zi, ka deklaruar se kushtet që i ka vendosur BE për anëtarësim nuk do të largohen, por as nuk do të ketë kushte të reja.

Ai ka bërë të ditur se secili shtet veç e veç do të anëtarësohet në bazë të meritave.

“Strategjia e zgjerimit lë të kuptohet se çfarë është e mundur për të gjitha vendet e rajonit, dhe anëtarësimi është i bazuar në meritat e secilit vend”, ka thënë Hahn, transmeton televizioni publik.

Hahn theksoi Mali i Zi do të jetë ndër shtetet e para të Ballkanit Perëndimor që do të mund të bëhet pjesë e BE-së.

Edhe Hahn në Serbi: Kosova, kusht për anëtarësimin në BE Arbëri Hahn në Serbi: Kosova, kusht për anëtarësimin në BE

“Anëtarësimi në BE nuk është vetëm synim strategjik i Malit të Zi, por edhe i BE-së. Gjë e cila është treguar edhe në Strategjinë e zgjerimit”, ka thënë Hahn.

Sipas kësaj strategjie, Mali i Zi dhe Serbia do të mund të jenë pjesë e BE-së deri në vitin 2025.