Guvernatorja e Bankës Qendrore të Rusisë është përpjekur të jepte dorëheqje nga posti pas pushtimit të Ukrainës, por siç ka shkruar Bloomberg të mërkurën, presidenti rus Vladimir Putin, i tha se duhej të qëndronte.
Elvira Nabiullina u nominua për një mandat të ri 5-vjeçar javën e kaluar, pavarësisht kërkesës së saj për t’u larguar.
Bloomberg raportoi se katër njerëz që kishin dëgjuar diskutimet për pozitën e saj, kanë thënë se largimi i Nabiullinas tani do të shihej si tradhti nga Putini.
Ajo ka punuar krah Putinit për gati dy dekada.
58-vjeçarja nuk ka folur publikisht për riemërimin e saj dhe as për raportin e mediave.
Edhe
Putini sugjeron qeveri të përkohshme në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së
Gjatë të mërkurës u raportua se edhe këshilltari i Putinit, Anatoli Chubais, ka dhënë dorëheqje dhe është larguar nga vendi për shkak të luftës që ka nisur Rusia në Ukrainë.