Grupi më i madh i deputetëve të Parlamentit Evropian ka bërë të ditur se përkrah nismën për ndalimin e perçes islamike në mbarë Bashkimin Evropian.
Partia Popullore Evropiane e konsideroi këtë propozim si masë të domosdoshme zyrtare, duke e përkrahur edhe në kongresin partiak në Maltë, shkruan Independent, përcjell sot Koha Ditore.
Këta eurodeputetë mendojnë se ndalesa duhet të fuqizohet për shkaqe të sigurisë dhe nuk e sheh si pjesë integrale të ndërveprimit ballëhapur në Evropë.
EPP-ja, grupim konservator i qendrës së djathtë, numëron 216 ulëse në Parlamentin Evropian me 751 deputetë. Kjo parti konsiderohet e lidhur me parti në pushtet, si CDU-ja e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe Partia Popullore e Spanjës, si dhe Republikanët e Francës.
Propozimet për ndalesën e perçes islamike duken se kanë për cak të drejtpërdrejtë gratë e mbuluara myslimane. Në arsyetimin e kësaj partie evropiane thuhet se kërkesa shtrohet me qëllim të ruajtjes së kohezionit shoqëror dhe kundërvënies ndaj ekstremizmit islamik. Burka dhe nikabi përmenden me emër. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
- Rritja e partive ekstreme në BE është një frikë e ekzagjeruar
- Evropianizimi i partive politike të Kosovës
-
Parlamenti Evropian ka probleme me transparencën, rasti i Le Penit tregon shumë
-
Metsola rizgjidhet kryetare – pjesë e PE-së një shqiptar nga Suedia dhe një grek nga Shqipëria
-
Në përbërjen e PE-së, një deputet shqiptar nga Suedia dhe një grek nga Shqipëria